Duke u shfaqur

Kërko

Aktualitete Lajme Sport

LAJMI I FUNDIT: Ermir Lenjani, nuk do të jetë më pjesë e kuqëzinjëve

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, i ka thënë jo ftesës për grumbullim të trajnerit të Kombëtares shqiptare, Christian Panucci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë, Lenjani, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook. Ky i fundit me sa duket është zemruar shumë pasi trajneri i kuqezinjëve, nuk e ka aktivizuar atë tash e dy vite.

”Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar” ka shkruar Lenjani, njofton NobelPress.

Photocredit:Ermir Lenjani/Facebook

Ermir Lenjani, ishte pjesë e kuqezinjëve që nga viti 2013.

Ky i fundit, ka deklaruar se ka qenë në dispozicion të Kombëtares sa herë që i është kërkuar që të jetë pjesë e saj ” Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort, ka deklaruar Lenjani, njofton NobelPress.

Por, sipas tij, tashti kur ekipi i Kombëtares në mesin e saj ka shumë lojtar të lënduar, Panuccit, i’u kujtua që Lenjani luan diku.

”Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO” ka shkruar ish-futbollisti i Kombëtares.

Postimin e plotë të, Ermir Lenjanit, mund ta lexoni në vijim ⬇️ ⬇️ ⬇️

”Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”.

www.nobelpress.al

Show Buttons
Hide Buttons